Politika e cookies · Vendimin mund ta ndryshoni në çdo kohë në faqen „Cookies“.

Qasshmëria

Madhësia e tekstit
Lexim me zë

Shfletuesi e lexon tekstin me zërin që ka për këtë gjuhë.

Deklarata e qasshmërisë

Test online

Matura 2026, qershor

Detyrat nga matura shtetërore në matematikë, qershor 2026: 15 me zgjedhje të shumëfishtë dhe 10 me përgjigje të shkurtër.

Te detyrat me zgjedhje zgjidhni një përgjigje. Te detyrat me përgjigje të shkurtër shkruani përgjigjen: numër, thyesë (p.sh. 3/4 ose 5:7), π/4 ose √3. Mos përdorni makinë llogaritëse. Në fund klikoni Kontrollo përgjigjet.

1. Cila nga formulat e mëposhtme gjykimore mund të fitohet me thjeshtimin e formulës \(\neg(\neg p\Rightarrow\neg q)\)?

2. Cili nga gjykimet e mëposhtme është i saktë?

3. Cili nga numrat kompleksë i plotëson kushtet \(\mathrm{Re}(z)\gt 0,\ \mathrm{Im}(z)=-1\) dhe \(|z|=2\)?

4. Me çfarë është e barabartë shprehja \((x-y)^5+2(x-y)^5\)?

5. Cili nga barazimet e mëposhtme ka zgjidhje të vetme?

6. Me çfarë është e barabartë shprehja \(\left(5\cdot5^n\right)^2\)?

7. Cili nga funksionet katrore të mëposhtme ka vetëm një zero?

8. Cila është vlera më e madhe e thyesës \(\dfrac{1}{x^2-4x+10}\)?

9. Dy pompa së bashku e mbushin një pishinë për 8 orë. Për sa orë pompa e parë vetë do ta mbushte pishinën, nëse e dyta vetë e mbush për 12 orë?

10. Sa është perimetri i katrorit të brendashkruar në rreth me rreze 4 cm?

11. Numri i përgjithshëm i diagonaleve të një shumëkëndëshi është i barabartë me numrin e brinjëve të tij. Çfarë shumëkëndëshi është ai?

12. Është dhënë gjashtëkëndëshi i rregullt \(ABCDEF\). Si mund të shprehet vektori \(\overrightarrow{BC}\) me anë të vektorëve \(\vec a=\overrightarrow{AB}\) dhe \(\vec b=\overrightarrow{AF}\)?

13. Cili nga këndet e dhëna është pesë herë më i madh se këndi i tij suplementar?

14. Raporti i syprinave të dy rrathëve koncentrikë është \(2:1\). Sa është rrezja e rrethit më të vogël, nëse rrezja e rrethit më të madh është 4 cm?

15. Sa është vlera numerike e shprehjes \(\dfrac{\cos\alpha-\cos(\alpha+15^\circ)}{\cos2\alpha}\), nëse \(\alpha=30^\circ\)?

16 A. Nëse \(A\cup B=B\), atëherë \(A\setminus B=\)? (Për bashkësi boshe shkruani ∅ ose {}.)

16 B. Nëse \(A\cap B=\varnothing\), atëherë \(B\setminus A=\)?

17 A. Një e katërta e nxënësve të një paraleleje vitin shkollor e përfunduan me sukses të shkëlqyeshëm, dy të pestat me shumë të mirë, ndërsa të tjerët me të mirë. Sa përqind e nxënësve e përfunduan me sukses të mirë?

17 B. (Vazhdim) Sa është raporti i numrit të nxënësve me sukses të shkëlqyeshëm ndaj atyre me sukses të mirë?

18 A. Janë dhënë funksionet \(f(x)=(m-2)x+m+1\) dhe \(g(x)=-3x+2\). Grafikët janë drejtëza paralele, nëse \(m=\)?

18 B. (Vazhdim) Grafikët e \(f(x)\) dhe \(g(x)\) priten në një pikë që shtrihet në boshtin \(y\), nëse \(m=\)?

19 A. Sa është këndi qendror \(\alpha\) (në gradë) në rrethin me rreze \(r=3\), që i përgjigjet sektorit rrethor me syprinë \(2\pi\)?

19 B. Në paralelogramin me brinjë 24 cm dhe 27 cm, lartësia e hequr ndaj brinjës më të shkurtër është 18 cm. Sa është lartësia (në cm) ndaj brinjës më të gjatë?

20 A. Sa radianë ka këndi i ngushtë në një trekëndësh kënddrejtë barakrahës?

20 B. Njëra nga katetet e trekëndëshit kënddrejtë ka gjatësi 15. Sinusi i këndit përballë asaj katete është 0,75. Sa është gjatësia e hipotenuzës?