Politika e cookies · Vendimin mund ta ndryshoni në çdo kohë në faqen „Cookies“.

Qasshmëria

Madhësia e tekstit
Lexim me zë

Shfletuesi e lexon tekstin me zërin që ka për këtë gjuhë.

Deklarata e qasshmërisë

Test online

Përpjesëtimi 5: Ndarja proporcionale

10 detyra të lehta për ushtrim: ndarja proporcionale. Pas kontrollit shfaqet zgjidhja e çdo detyre.

Te detyrat me zgjedhje zgjidh një përgjigje, te të tjerat shkruaj numrin (dhjetor me presje, thyesë si 1/7). Në fund kliko Kontrollo përgjigjet.

1. Ndaje 900 në tre pjesë në përpjesëtim të drejtë me 2, 3 dhe 4.

2. Ndaje 620 në tre pjesë në përpjesëtim të zhdrejtë me 2, 3 dhe 5.

3. Ndaje 720 në pjesë që qëndrojnë si \(\frac12:\frac13:\frac16\).

4. 28 000 denarë ndahen te tre persona në përpjesëtim të drejtë me moshën e tyre: 25, 35 dhe 40 vjeç. Sa merr secili?

5. 364 ndahet në tre pjesë ashtu që secila pasuese është 20% më e madhe se e mëparshmja. Cilat janë pjesët?

6. 271 ndahet në tre pjesë ashtu që secila pasuese është 10% më e vogël se e mëparshmja. Cilat janë pjesët?

7. 64 ndahet në dy pjesë në raportin \(3:5\). Sa është pjesa më e madhe?

8. Raporti djem : vajza në paralele është \(4:5\), ndërsa ka 27 nxënës. Sa vajza ka?

9. 1000 ndahet në raportin \(1:4\). Sa është pjesa më e vogël?

10. 1200 denarë ndahen në raportin \(2:3\). Sa është pjesa më e madhe?