Gjuhë shqipe dhe letërsi – matura shtetërore, gusht 2026
Testi i plotë i maturës shtetërore, gusht 2026: letërsi, gjuhë, lexim dhe shkrim. Detyrat me zgjedhje kontrollohen automatikisht, te pyetjet e hapura shfaqet përgjigjja nga çelësi zyrtar, ndërsa esenë e shkruani me numërues fjalësh.
Lexoni tekstet dhe përgjigjuni. Te pyetjet e hapura, pas kontrollit krahasojeni përgjigjen me çelësin dhe shënoni nëse është e saktë.
Matura shtetërore, gusht 2026 (Qendra Shtetërore e Provimeve). Përgjigjet sipas çelësit zyrtar.
33. Zgjidh një temë dhe: (13 pikë)
Shkruaj një tekst nga 260 deri në 460 fjalë. Lexoje temën dhe mendo mirë se çfarë duhet të përmbajë teksti. Respektoji rregullat lidhur me kompozicionin e tekstit (pjesa hyrëse, pjesa kryesore dhe përfundimi). Respektoji rregullat e gjuhës standarde.
Mendimet shprehi në mënyrë të qartë dhe të lidhur duke përdorur fakte dhe argumente. Përdor leksikun dhe stilin e duhur në përputhje me llojin e tekstit që shkruan. Mos shkruaj fraza të përgjithshme. Mos përdor tekste të gatshme të fjalëpërfjalshme dhe pa distancë kritike nga burime të ndryshme (tekste mësimore, libra profesionalë, ueb-faqe etj.). Kujdesu për rregullimin grafik të tekstit, duhet të ketë tri tërësi qartësisht të ndara (pjesa hyrëse, pjesa kryesore dhe përfundimi) dhe sipas mundësisë paragrafë në pjesën kryesore.
Shkruaj me alfabetin e shqipes, duke përdorur shkronja dore (të shkrimit)! Në të kundërtën, ulen 5 pikë nga pikët e fituara në ese.
Tema 1: Empatia dhe humanizmi mund ta shpëtojnë botën
Mendo se çfarë do të kishe shkruar për këtë temë, shpjego se çfarë nënkupton me termat empati dhe humanizëm dhe sa të pranishëm janë ato sot.
Merr qëndrim kritik, mund të pajtohesh ose ta mohosh titullin e dhënë, dhe përdor mendime të qarta dhe koherente për të shprehur qëndrimin tënd për temën e dhënë.
Jep të paktën dy argumente të mbështetura nga fakte dhe shembuj konkretë përmes së cilave do të tregosh se si empatia dhe humanizmi mund të sjellin ndryshime pozitive, pse është e nevojshme të jesh human dhe empatik.
Shprehe mendimin tënd nëse empatia dhe humanizmi kanë një ndikim pozitiv apo negativ te të rinjtë në ndërtimin e personalitetit të tyre.
Përfundo duke sublimuar qëndrimin tënd, nëse dhe në çfarë mase humanizmi dhe empatia janë vërtet themelet mbi të cilat mund të ndërtohet një e ardhme më e ekuilibruar dhe e sigurt.
Përdor gjuhën standarde shqipe dhe shkrimin e dorës dhe kushtoji vëmendje drejtshkrimit, leksikut, rregullave të sintaksës dhe pikësimit.
Tema 2: Përgjegjësia është një tipar kyç për suksesin në jetë
Mendo se çfarë do të kishe shkruar për këtë temë, çfarë nënkupton me termin përgjegjësi, çfarë do të thotë të jesh person përgjegjës.
Merr qëndrim kritik, mund të pajtohesh ose të mohosh titullin e dhënë, dhe përdor mendime të qarta dhe koherente për të shprehur qëndrimin tënd për temën e dhënë.
Jep të paktën dy argumente të mbështetura nga fakte dhe shembuj konkret përmes së cilave do të tregosh se si përgjegjësia mund t'u sjellë sukses të rinjve (p.sh. pjekuri, disiplinë, pavarësi) bazuar në qëndrimin tënd.
Shprehe qëndrimin tënd nëse përgjegjësia reflektohet pozitivisht apo negativisht te të rinjtë.
Përfundo duke sublimuar qëndrimin tënd, nëse dhe sa përgjegjësia është me të vërtetë një tipar i rëndësishëm për suksesin në jetë si një nxitës i zhvillimit personal.
Përdor gjuhën standarde shqipe dhe shkrimin e dorës dhe kushtoji vëmendje drejtshkrimit, leksikut, rregullave të sintaksës dhe pikësimit.
Fjalë: 0 · Nevojiten: 260–460 fjalë