Politika e cookies · Vendimin mund ta ndryshoni në çdo kohë në faqen „Cookies“.

Qasshmëria

Madhësia e tekstit
Lexim me zë

Shfletuesi e lexon tekstin me zërin që ka për këtë gjuhë.

Deklarata e qasshmërisë

Gjuhë shqipe dhe letërsi

Gjuhë shqipe dhe letërsi – matura shtetërore profesionale, gusht 2026

Testi i plotë i maturës shtetërore profesionale, gusht 2026: letërsi, gjuhë, lexim dhe shkrim. Detyrat me zgjedhje kontrollohen automatikisht, te pyetjet e hapura shfaqet përgjigjja nga çelësi zyrtar, ndërsa esenë e shkruani me numërues fjalësh.

Lexoni tekstet dhe përgjigjuni. Te pyetjet e hapura, pas kontrollit krahasojeni përgjigjen me çelësin dhe shënoni nëse është e saktë.

Matura shtetërore profesionale, gusht 2026 (Qendra Shtetërore e Provimeve). Përgjigjet sipas çelësit zyrtar.

Testi origjinal (PDF) · Çelësi (PDF)

Letërsi

1. Lexoje me vëmendje poezinë “Paraja” nga Hasan Zyko Kamberi dhe përgjigju pyetjeve të dhëna.

PARAJA Mbreti, q’urdhëron dynjanë, që ka vënë taraphanë, e i presënë paranë, ja di kimenë parasë. Dhe veziri, q’është veqil, zë sikur të bëhet’ adil e mos thotë dot kaly-kil, . ja di kimenë parasë. Sheh Islami, q'ep fetfanë, që di qitapetë ç’thanë, nukë kaçirdis paranë, ja di kimenë parasë. Myfti edhe myderizë edhe kyrra e vajzë kanë ujdisur, iblizë, ja di kimenë parasë. Dhe kadiu i mehqemesë, që rri sipër sixhadesë, edhe shehu i teqesë ja di kimenë parasë... Dhe pashallarë, e bejlerë, edhe avamë të tjerë, për para apënë krerë, ja di kimenë parasë... Kadiut t’i rrëfesh paranë, ters e vërtit sherianë, për para se ç’e shet t’anë, ja di kimenë parasë. Edhe foshjna q’është në djep, zgjat dorënë, të thotë “nep” ta marrë ta verë në xhep, ja di kimenë parasë... Edhe gala që nukë flet, lëshoja një para në dhet, e merr e shpie në folët, ja di kimenë parasë... Me para i hyn Qabesë kush ka mbë turqërit pjesë, sheh mekamn’ e Fatimesë, ja di kimenë parasë. * * * O moj paraja murdare që bën botën vavare, që gjesdis porsi zagare, ja di kimenë parasë. ——— 1.Taraphane – punëtoria ku priten paratë. 2. Veqil – zëvendës. 3. Adil – i ndeshëm 4. Kaly – kil – thashethënie. 5. Fetfanë- përgjigje. 6. Myderizë – mësimdhënie në medrese. 7. Kyrra e vajzë – kyrra ata që njohin më mirë Kuranin, vajzë, ata që predikojnë në xhami 8. Iblizë – djalin, dreqin. 9. Mehqemesë – gjyqit. 10. Avamë – turmë. 11. Sherianë – ligjin 12. Murdare – e ndytë. 13. Vavare – rrugaçe.

“Paraja” - Hasan Zyko Kamberi

1.1. Sipas poezisë, çfarë ndodh me njerëzit për shkak të parasë? (1 pikë)

1.2. Çfarë toni përdor Hasan Z. Kamberi në poezi? (1 pikë)

1.3. Kujt i drejtohet kritika e poetit? (1 pikë)

1.4. Si paraqitet mbreti në lidhje me paranë? (1 pikë)

1.5. Si e quan poeti paranë në fund të poezisë? (1 pikë)

1.6. Hasan Z. Kamberi i takon: (1 pikë)

2. Lexo fragmentin nga drama “Emira” e Anton Santori dhe përgjigju pyetjeve të dhëna.

Akti II, skena VI

Miriani: Kur na thirrën në mëngjes dhe vamë e pamë tërë atë poshtërsi, gjithë ato kafshë të mundura, më të shumtën të vrara dhe aq të tjera të plagosura, kasollën të djegur, portën e vathës hapë krah, vathën të zbrazët dhe të shkatërruar, Galantin të vrarë dhe qentë e tjerë të ndrojtur e të heshtur, mund ta merrnin me mend, vallë, se çfarë ndiem atë çast në zemër!

Kalina (me vete): Kallonjeri ka futur hundët këtu. Kjo vepër është shumë e rëndë. Dhe pastaj do më dale përpara dhe do të thotë se këtë e bëri për mua ...

Akti II Skena VII

Gjergji: I mjeri unë! E humba mendjen krejt. Deshta të them këtë: ne kishim bërë këtë krushqi të Emirës me Mirianin, po tashti që shtëpia m’u shkatërrua dhe fati më treti krejt, unë, para se të ma thonë të tjerët, dua të them vetë çështjen: se kjo martesë s’është më e mundshme…Prandaj sa më përket mua, unë dëshiroj të prishet dhe meqë ndërruan punët, ta lëmë që secili të rrijë me të tijën. Si thua ti Bardh?

Bardhiu: Perendia paste uratën! Si mund të ta them ndryshe nga çˈkam thënë gjer më tashti? Mua do të më pëlqente krushqia me ty, po ti atëherë do të ndërroje mendjen?

Gjergji: Kurrë e për dynja! Kam dhënë fjalën dhe nuk do ta ktheja prapa edhe sikur të bëhesha mbret.

AKTI V Skena I

Emira: Çˈbën, moj motër? Ngrehu, për nder të tynë Zoti! Çˈbën kështu? Mos jam ndonjë shenjtore unë? Apo mos luajte mendsh! Po më bën të skuqem nga çudia.

Kalina: Kij mëshirë motër, dëgjomë ti as me mend sˈmund ta marrësh sesa është, a të paktën sesa ka qenë, e ligë kjo grua që të rri përpara!

Emira: Tashti zura të humb mendtë edhe unë! Ngrehu e mandej më fol si të duash ti...

Kalina: Jo, motër, jo; detyrohem të të flas kështu, po pate mëshirë të më dëgjosh dhe të më shërosh...

Emira: Ti sˈmë bëre kurrë gjë të ligë. Nuk më ke zemëruar ndonjëherë as edhe për shaka! Të falë Zoti ynë. Po unë përse të të fal, që sˈmë ka vajtur mendja kurrë se më ke bërë gjë të ligë.

Kalina: Ty Emirë të thonë dhe e mirë je vërtet...Pak mˈu desh edhe të të shqyeja me sy. Që një kohë, kur ta kurdisa një ndodhi aq të keqe e të thellë, sa s’mund të rrëfehet...aq shumë ma prishi zemrën, sa më qe mbushur mendja të të helmoja!.. Duhet të më falësh. Jo, motër, më fal, më fal me gojën tënde për të gjitha të këqijat që t’i desha; premtomë se do të harrosh urrejtjen që pata për ty; premtomë se tashti e tutje do të më duash mirë, ashtu siç duheshim para se të më hynte në zemër gjarpri i zilisë.

Emira: Qofshë falë nga Perëndia, nga Jezu Krishti nga Zonja Shën-Mëri, e po ashtu edhe nga unë.

“Emira” - Anton Santori, Vatra Shkup, 2010

2.1. Çfarë përshkruan Miriani në fillim të fragmentit? (1 pikë)

2.2. Kalina mendon se fajtori i fatkeqësisë është: (1 pikë)

2.3. Vendimi i Gjergjit për të prishur martesën tregon se ai: (1 pikë)

2.4. Çfarë e shtyn Kalinën t’i kërkojë falje Emirës? (1 pikë)

2.5. Cila është tema kryesore që trajtohet në dramën “Emira”? (1 pikë)

2.6. Cila figurë stilistike është përdorur në paragrafin e parafundit ku Kalina shprehet: para se të më hynte në zemër gjarpri i zilisë. (1 pikë)

2.7. Çfarë tregon falja e Emirës për karakterin e saj? (1 pikë)

2.8. Anton Santori është shkrimtar që i takon letërsisë së: (1 pikë)

3. Lexoje me vëmendje fragmentin nga vepra “Tartufi” dhe përgjigju pyetjeve të dhëna.

TARTUFI Po, derisa më doni, ç’јu ndalon Që të më jepni prova dashurie? ELMIRA Si mund t’ju fal ç’kërkoni, pa ofenduar Qiellin, që ju nga goja nuk e hiqni? TARTUFI Në s’ka pengesë tjetër veç kësaj Ju s’keni arsye të ngurroni, Këtë merak po jua heq menj’herë. ELMIRA Shpagimi i qiellit është i tmerrshëm – thonë! TARTUFI Do t’ua heq çdo frikë qesharake Dhe kam për t’ju shpëtuar nga çdo skrupull. Qielli ndalon vërtet disa dëfrime, Po, prapë, mund të rregullohet puna; Kështu, sipas rrethanave të ndryshme, Gjendet dhe rruga për liri veprimi, Dhe ç’mund të jetë e keqe n’aktin tonë; Ndreqet nga dlirësia e qëllimit. Gjithë këto të fshehta, një për një, Do t’jua mësoj si jo më mirë, zonjë Mos kini keq, mos u mërzitni asfare. Plotësomani dëshirën pa u tutur: E marr çdo gjë përsipër unë vetë... Ju paska zënë kolla keq! ELMIRA Më mbyti. TARTUFI A dëshironi pak lëng jamballi? ELMIRA Është kollë e fortë kjo, jam ftohur ligsht Dhe s’ka ç’më bën as ndonjë lëng në botë! TARTUFI Ju shqetëson, pa fjalë. ELMIRA Sa më s’bëhet. TARTUFI Kështu, pra, s’keni fare pse të druhi:

Këtu fjala s’ju del, s’merr vesh njeri, Çdo gjë mbetet e fshehtë midis nesh; Se kush fëjen pa u ndjerë, s’ka fëjyer.

3.1. Si ndikoi Tatufi në marrëdhëniet familjare të Orgonit? (1 pikë)

3.2. Si e justifikon Tartufi përpjekjen e tij për t'u afruar me Elmirën gjatë bisedës me të? (1 pikë)

3.3. Kur Elmira flet me Tartufin me qëllim që të zbulojë “fytyrën e tij të vërtetë” (karakterin), ku gjendet Orgoni? (1 pikë)

3.4. Si sillet Tartufi kur kupton se është zbuluar mashtrimi i tij? (1 pikë)

3.5. Ku zhvillohet ngjarja në veprën "Tartufi"? (1 pikë)

3.6. Cila është tema kryesore e veprës “Tartufi”? (1 pikë)

3.7. Cilit lloj të dramës i takon vepra “Tartufi”? (1 pikë)

3.8. Cilit drejtim letrar i takon vepra “Tartufi”? (1 pikë)

Analizë letrare dhe gjuhë

4. Në cilën nga format letrare të mëposhtme ngjarja rrëfehet nga narratori? (1 pikë)

5. Cilat tema i trajton tragjedia? (1 pikë)

6. Cili zhanër epik është më i gjatë? (1 pikë)

7. Karakteristika kryesore e letërsisë popullore është: (1 pikë)

8. Disiplina shkencore e cila studion mjetet shprehëse të gjuhës në një vepër letrare quhet: (1 pikë)

9. Cili nga çiftet e mëposhtme është lidhur gabimisht? (1 pikë)

10. Dega e gjuhësisë që ka si objekt studimi anën funksionale të tingujve quhet: (1 pikë)

11. Si quhet kallëzuesi që është përdorur në fjalinë: Nxënësit mbaruan së lexuari në orën tre? (1 pikë)

12. Në cilën nga fjalët e mëposhtme theksi bie në rrokjen e fundit? (1 pikë)

13. Cili nga shembujt është shkruar drejt? (1 pikë)

14. Në fjalinë: Të lexoj librin e rekomanduar nga mësuesi. folja e nënvizuar është në mënyrën: (1 pikë)

15. Cili nga emrat e dhënë është përmbledhës? (1 pikë)

16. Në cilën nga fjalitë e mëposhtme kryefjala është shprehur me grup emëror? (1 pikë)

17. Fjala ári (metal i çmuar) dhe arí (kafshë) kanë lidhje: (1 pikë)

18. Pjesa e gramatikës që merret me studimin e rregullave, sipas të cilave fjalët pësojnë ndryshime në fjali dhe me klasifikimin e tyre nëpër klasa quhet (1 pikë)

19. Çfarë kuptimi ka shprehja frazeologjike: I hyri lepuri në bark? (1 pikë)

20. Dukuria e ndërrimit të një foneme joqiellzore në një fonemë qiellzore si në shembujt (1 pikë)

(mik ̴ miq, grumbull ̴ grumbuj) njihet si:

21. Foljen punoj shkruaje në kohën e pakryer, në vetën e dytë, numri shumës, në mënyrën lidhore, zgjedhimin vepror. (1 pikë)

22. Fjalën e huaj apel zëvendësoje me fjalën shqipe (1 pikë)

23. Periudha: Besniku u drejtua andej nga vinte jehona e këngës., është fjali e përbërë me pjesë të nënrenditur (1 pikë)

24. Dega e gjuhësisë që studion emrat e përveçëm të vendeve dhe të njerëzve quhet (1 pikë)

25. Në fjalinë Duhet me punue, folja me punue është në dialektin gegë, shkruaje në gjuhën standarde (1 pikë)

26. Sipas llojit të kumtimit fjalia: Fjalën e vjetër vëre në xhep., është fjali (1 pikë)

27. Lakoje përemrin vetor ti në rasën dhanore. (1 pikë)

28. Në cilën shkallë është mbiemri në fjalinë: Në muajin korrik ditët janë jashtëzakonisht të nxehta? (1 pikë)

29. Çfarë funksioni sintaksor kryen gjymtyra e nënvizuar në fjalinë: Nora u kishte thënë shoqeve të vinin? (1 pikë)

30. Shkruaj sinonimin e fjalës mjerim/ (1 pikë)

Të lexuarit

31. Lexoje me kujdes tekstin dhe përgjigju pyetjeve.

Përdorimi i mediave sociale është i dobishëm apo i dëmshëm për të rinjtë? Sidomos në grupin e të rinjve nga 12 deri në 21 vjeç, që përfshin edhe adoleshencën, përdorimi i mediave sociale duhet të vlerësohet duke marrë në konsideratë variabla të ndryshëm. Kjo grupmoshë i përket brezit që lindi në shekullin XXI, pra u rrit në një mjedis plot teknologji. Prandaj, për ta përdorimi i teknologjisë, internetit dhe mediave sociale është shumë i ndryshëm nga brezat e mëparshëm.

Për ta, mediat sociale, pajisjet teknologjike dhe interneti janë mjete për të aksesuar informacionin, për ta përdorur atë dhe për të përhapur njohuritë. Përveç kësaj, mediat sociale janë një hapësirë për socializim, zhvillim personal, si dhe për të krahasuar dhe vlerësuar veten dhe të tjerët. Për shkak të ndryshimeve fizike, mendore dhe emocionale që sjell adoleshenca, të rinjtë gjatë kësaj periudhe janë veçanërisht të përqendruar te vetja. Gjatë kësaj periudhe, ndërveprimi me familjen ulet, ndërsa koha e kaluar dhe komunikimi me bashkëmoshatarët rritet ndjeshëm.

Një pjesë e konsiderueshme e kohës së të rinjve shpenzohet në mediat sociale dhe internet. Prandaj, veçanërisht në aspektin e nevojave emocionale, ata janë të ndjeshëm ndaj lëndimit ose mund të lëndojnë të tjerët. Ngacmimi kibernetik (cyberbullying) po bëhet një nga problemet e rëndësishme të kohës së sotme. Sot, shumë familje vendosin kufizime në përdorimin e mediave sociale për të mbrojtur fëmijët nga efektet negative. Megjithatë, kufizimi ose ndalimi i plotë i mediave sociale në kushtet aktuale nuk përfaqëson një zgjidhje konstruktive dhe të dobishme, sepse të rinjtë do të vazhdojnë të përballen me botën digjitale.

Në vend që të vendosen ndalime, të rinjtë duhet të edukohen se si t’i përdorin mediat sociale në një mënyrë të shëndetshme, produktive dhe të vetëdijshme. Për këtë qëllim, është e dobishme të merren në konsideratë avantazhet dhe disavantazhet e mediave sociale në veçanti.

Përfitimet e mediave sociale për të rinjtë

Para se të flasim për efektet e dëmshme të përdorimit të mediave sociale, le të shohim përfitimet që u sjell të rinjve kur përdoren me vetëdije. Sidomos me pandeminë, përdorimi i mediave sociale është bërë i rëndësishëm për të rinjtë për të ruajtur marrëdhëniet e tyre shoqërore. Në platformat ku mund të zhvillohen biseda video në grup ballë për ballë, studentët mund të mësojnë së bashku, të ndajnë njohuritë dhe idetë e tyre. Ata gjithashtu kanë qasje në transmetime të drejtpërdrejta të ndara nga akademikë dhe edukatorë në mediat sociale.

Të rinjtë lidhen jo vetëm me njerëz nga rrethi i tyre i ngushtë, por edhe me njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota. Në këtë mënyrë, ata përmirësojnë përdorimin e gjuhëve të huaja dhe njihen me kontekste të ndryshme kulturore. Njerëzit me një natyrë të tërhequr dhe të turpshme, të cilët kanë vështirësi në fillimin e komunikimit, mund të bëhen më komunikues dhe aktivë në mediat sociale.

Të rinjtë përmes blogjeve të tyre, faqeve në YouTube ose Instagram mund të krijojnë përmbajtje në lidhje me fushat e tyre të kompetencës. Për të ofruar përmbajtje cilësore dhe produktive, ata bëjnë më shumë kërkime dhe përmirësojnë njohuritë e tyre. Në këtë mënyrë, ata kanë mundësinë të rifreskojnë, zhvillojnë dhe ndajnë njohuritë e tyre. Gjithashtu, sipas interesave dhe nevojave të tyre, ata mund të ndjekin përmbajtje profesionale të përdoruesve të tjerë dhe të fitojnë informacione shtesë. Duke modeluar përdorimin e mediave sociale nga njerëzit që ata respektojnë, ata mund të përqendrohen në interesa dhe aktivitete të ngjashme.

Mediat sociale janë gjithashtu një burim përmes të cilit shumë të rinj marrin informacion rreth botës. Kjo do të thotë që në mjedisin digjital, të rinjtë mund të ndjekin ngjarjet aktuale, ekonominë, politikën, shkencën dhe teknologjinë në të njëjtën kohë me botën.

Gjithashtu, kur të rinjtë komunikojnë me profile të rreme, ata mund të ekspozohen ndaj kërcënimeve në nivel fizik, emocional dhe financiar.

Efektet e dëmshme të mediave sociale tek të rinjtë

Media sociale është një mjedis ku njerëzit bashkëveprojnë jo vetëm me njerëz që njohin, por edhe me të panjohur. Në këto platforma, individët komunikojnë me profile që u përkasin njerëzve të vërtetë. Megjithatë, ndonjëherë të rinjtë mund të hasin njerëz që përdorin identitete të rreme ose fiktive në internet. Kur të rinjtë, të cilët mendojnë se po komunikojnë me një person të vërtetë, kuptojnë se kjo nuk është e vërtetë, kjo mund të shkaktojë dëme serioze emocionale dhe psikologjike.

Gjithashtu, kur të rinjtë bashkëveprojnë me profile të rreme, ata mund të ekspozohen ndaj kërcënimeve në një nivel fizik, emocional dhe financiar.

Gjuha e urrejtjes, fyerjet, kërcënimet dhe ngacmimi kibernetik Gjatë përdorimit të mediave sociale, mungesa e ndërveprimit fizik mund të bëjë që individët të shfaqin qëndrime, fjalë dhe sjellje më agresive ose negative ndaj të tjerëve. Njerëzit ndonjëherë e përdorin hapësirën digjitale për të bërë gjëra që nuk do të guxonin t'i bënin në jetën reale, duke marrë “fuqi” nga anonimiteti ose distanca. Kjo mund të shprehet përmes komenteve dhe mesazheve negative, fyese, sharjeve, kërcënimeve ose ngacmimeve. Një sjellje e tillë jo vetëm që dëmton veçantinë dhe dinjitetin e palës tjetër, por gjithashtu mund të krijojë një reputacion të keq për individin që do të dëmtojë të ardhmen e tyre.

Në internet, çdo përmbajtje e ndarë lë një gjurmë, dhe këto gjurmë në të ardhmen mund

të shfaqen si prova që mund të na dëmtojnë. Prandaj, çdo përmbajtje e ndarë duhet të vlerë- sohet për të parë nëse mund të na dëmtojë në vitet që vijnë. (https://www.abapsikoloji.com/sosyal-medya-kullanimi-gencleri-nasil-etkiliyor) 01010110

31.1. Për cilën moshë veçmas, duhet të merret në konsideratë përdorimi i mediave sociale? (1 pikë)

31.2. Cili është dallimi i të rinjve të kësaj grupmoshe në krahasim me gjeneratat e mëparshme? (1 pikë)

31.3. Cili pohim është i saktë për marrëdhëniet me familjen dhe bashkëmoshatarët gjatë periudhës së adoleshencës? (1 pikë)

31.4. Sipas tekstit, çfarë po ndodh me ngacmimin kibernetik? (1 pikë)

31.5. Çfarë metode përdorin më shpesh familjet për t’i mbrojtur fëmijët e tyre nga ndikimet negative të përdorimit të mediave sociale? (1 pikë)

31.6. Si shihet kufizimi ose ndalimi i mediave sociale në kushtet e sotme? (1 pikë)

31.7. Cili ishte një nga funksionet pozitive të mediave sociale gjatë pandemisë? (1 pikë)

31.8. Çfarë ndodh me çdo përmbajtje të shpërndarë në internet në të ardhmen? (1 pikë)

32. Lexoje me kujdes tekstin dhe përgjigju pyetjeve.

A do të jetë viti 2026 një pikë kthese në zgjidhjen e problemeve globale të klimës dhe mjedisit?

Viti 2025 u shënua si viti kur krizat mjedisore u bënë pjesë e jetës së përditshme. Viti 2026, nga ana tjetër, do të jetë një vit global i rehabilitimit, kur duhet të fillojmë një qasje gjithëpërfshirëse për restaurimin e këtij ekosistemi.

Trashëgimia e vitit 2025: arritjet diplomatike dhe lidershipi i ri Viti 2025 në fushën e klimës u shënua nga ngjarja më e rëndësishme diplomatike - Samiti COP-30, ose Konferenca e 30-të e Anëtarëve të Kombeve të Bashkuara në Konventën Kornizë për Ndryshimet Klimatike, e mbajtur në Belém, Brazil. COP-30 i bëri thirrje njerëzimit për një përpjekje të përbashkët globale kundër ndryshimeve klimatike ose aksion kolektiv dhe vendosi dy udhërrëfyes kryesorë: largimin e drejtë nga lëndët djegëse fosile dhe ndalimin e shpyllëzimit.

Fakti që COP-30 u zhvillua në një kohë kur multilateralizmi po humbet vrullin ka çuar në qasje dhe struktura të reja. Në vend të konsensusit, përpjekja globale për klimën dominohet gjithnjë e më shumë nga një epokë koalicionesh ose bashkëpunime rajonale. Jugu Global, i përbërë nga ekonomitë në zhvillim dhe vendet në zhvillim, po merr një rol më të madh dhe më vendimtar, dhe iniciativa si “Klubi i Klimës” po bëhen gjithnjë e më me ndikim në formësimin e agjendës së klimës.

Stresi ujor: Bujqësia, toka, energjia dhe sfidat e “brezit të ri” Përveç zhvillimeve që lidhen me ndryshimet globale klimatike në vitin 2025, edhe në lëmin e ujit kanë filluar të shihen shenja se rreziku mjedisor në nivel global po shndërrohet në një krizë. Të dhënat nga viti 2025 kanë treguar se stresi ujor nuk është vetëm çështje sasie, por edhe një problem që shqetëson tokën dhe shëndetin e njeriut.

Më shumë se 70% e përdorimit global të ujit të ëmbël i takon sektorit bujqësor, ndërsa mbi 60% e degradimit të tokës të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore ndodh pikërisht në zonat bujqësore (tokë të punueshme dhe kullota). Kjo situatë, në kushtet e rritjes së popullsisë dhe zvogëlimit të burimeve të ujit të ëmbël, rrit shqetësimet se si do të mbrohen dhe menaxhohen këto burime.

Më konkretisht, po bëhet e qartë se nevojiten politika më efektive në fushat që varen drejtpërdrejt nga uji - bujqësia dhe energjia. Në veçanti, degradimi i tokës çon në një zvogëlimin e kapacitetit të saj për të ruajtur ujin, gjë që krijon nevojën për ujitje shtesë dhe shkakton presion të paqëndrueshëm mbi burimet. Gjetjet kryesore nga viti 2025 tregojnë se duhet të zbatohen strategji për “prodhimin e më shumë dhe më mirë me më pak resurse”. Nga ana tjetër, kalimi në energjinë e rinovueshme - thelbësore në luftën kundër krizës klimatike - ngre çështjen e intensitetit të ujit të shfrytëzimit të mineraleve kritike. Aktivitetet minerare të kërkuara për bateritë dhe teknologjitë e energjisë së pastër shpesh përqendrohen në rajone që tashmë përballen me stres të lartë uji, duke krijuar kështu presion shtesë mbi burimet lokale.

Forcimi i kësaj lidhjeje jo vetëm që rrit presionin mbi burimet e ujërave të ëmbla, por mund të dobësojë edhe kontributin që teknologjitë e energjisë që varen nga uji japin në uljen e emetimeve. Për të ndërprerë këtë cikël, nevojiten masa shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse që përfshijnë të gjithë sektorët përkatës.

Transformimi i energjisë: Përparim në energjinë e rinovueshme Viti 2025 ishte viti kur rritja e kapacitetit të energjisë së pastër ndjek rritjen e kërkesës për energji. Në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në sigurimin e sigurisë së furnizimit me energji përmes zhvillimit të teknologjive të integrimit të sistemit, burimet e energjisë së rinovueshme luajnë një rol të madh.

Skenari “Emetime Zero Neto” i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) parashikon se në vitin 2026 investimet në energjinë e pastër do të arrijnë afërsisht 4.8 trilionë dollarë në vit, që paraqet një nga sukseset më të rëndësishme të energjisë së rinovueshme si burim primar energjie.

Miratimi i Ligjit për Klimën në korrik 2025 ishte një zhvillim i shumëpritur. Finalizimi i rregulloreve dytësore, duke përfshirë sistemin e tregtimit të emetimeve, përafrimi me Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM) të Bashkimit Evropian, përshpejtimi i vlerësimeve krahasuese të produkteve në industrinë kryesore dhe rritja e atraktivitetit ekonomik të teknologjive me karbon të ulët tregojnë një kalim nga deklaratat në veprime konkrete.

01010110

32.1. Sipas tekstit, si u shënua viti 2025 në lidhje me krizat mjedisore? (1 pikë)

32.2. Si është përcaktuar viti 2026 në tekst? (1 pikë)

32.3. Cili ishte zhvillimi më i rëndësishëm diplomatik në fushën e klimës në vitin 2025? (1 pikë)

32.4. Cilët janë dy udhërrëfyesit kryesorë të përcaktuar në samitin COP-30? (1 pikë)

32.5. Pas COP-30, cila epokë e re filloi në përpjekjet globale për klimën? (1 pikë)

32.6. Sa për qind e përdorimit global të ujit të ëmbël i takon sektorit bujqësor? (1 pikë)

32.7. Sa për qind e degradimit të tokës të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore ndodh pikërisht në zonat bujqësore? (1 pikë)

32.8. Çfarë pasoja ka mbi ujin degradimi i tokës? (1 pikë)

32.9. Çfarë zhvillimi ndodhi në fushën e energjisë në vitin 2025? (1 pikë)

32.10. Sipas IEA-së, sa do të arrijnë investimet në energji të pastër në vitin 2026? (1 pikë)

33. Zgjidh një temë dhe: (13 pikë)

Shkruaj një tekst nga 260 deri në 460 fjalë. Lexoje temën dhe mendo mirë se çfarë duhet të përmbajë teksti. Respektoji rregullat lidhur me kompozicionin e tekstit (pjesa hyrëse, pjesa kryesore dhe përfundimi). Respektoji rregullat e gjuhës standarde.

Mendimet shprehi në mënyrë të qartë dhe të lidhur duke përdorur fakte dhe argumente. Përdor leksikun dhe stilin e duhur në përputhje me llojin e tekstit që shkruan. Mos shkruaj fraza të përgjithshme. Mos përdor tekste të gatshme të fjalëpërfjalshme dhe pa distancë kritike nga burime të ndryshme (tekste mësimore, libra profesional, ueb-faqe etj.). Kujdesu për rregullimin grafik të tekstit, duhet të ketë tri tërësi qartësisht të ndara (pjesa hyrëse, pjesa kryesore dhe përfundimi) dhe sipas mundësisë paragrafë në pjesën kryesore.

Shkruaj me alfabetin e shqipes, duke përdorur shkronja dore (të shkrimit)! Në të kundërtën ulen 5 pikë nga pikët e fituara në ese.

Tema 1: Roli i arsimit profesional në formimin e të menduarit kritik dhe përgjegjësisë qytetare

Mendo se çfarë do të kishe shkruar në këtë temë, sqaro nëse dhe si arsimi profesional luan një rol në formimin e të menduarit kritik dhe përgjegjësisë qytetare.

Merr një qëndrim kritik, mund të pajtohesh ose të mohosh titullin e dhënë dhe shpreh mendimin tënd përmes argumenteve të qarta, të lidhura logjikisht me njëra-tjetrën.

Shpjego se si arsimi profesional, përmes mësimdhënies praktike, punës në detyra konkrete dhe situata reale, zhvillon aftësinë e individit për të analizuar dhe vlerësuar informacione, për të marrë vendime dhe për të kuptuar pasojat e qëndrimeve dhe veprimeve të tij.

Jep të paktën dy argumente të mbështetura nga fakte dhe shembuj specifikë me të cilët do të shpjegosh rëndësinë e arsimit profesional në zhvillimin e të menduarit kritik te të rinjtë dhe përgatitjen e tyre për pjesëmarrje aktive dhe të përgjegjshme në shoqëri dhe në tregun e punës.

Shprehe qëndrimin tënd mbi rolin dhe ndikimin e arsimit profesional te të rinjtë si anëtarë kritikë dhe aktivë të shoqërisë dhe jep shembuj të përshtatshëm nga shkolla, mësimdhënia praktike ose jeta e përditshme.

Përfundo duke sublimuar qëndrimin tënd lidhur me këtë temë dhe se si arsimi profesional kontribuon në formimin e të menduarit kritik dhe zhvillimin e përgjegjësisë qytetare tek të rinjtë.

Përdore gjuhën standarde shqipe dhe shkronjat e dorës dhe kushtoji vëmendje drejtshkrimit, fjalorit, sintaksës dhe rregullave të pikësimit.

Tema 2: Pse është e rëndësishme të ndihmojmë të tjerët në jetën e përditshme

Mendo se çfarë do të kishe shkruar në këtë temë, shpjego pse është e rëndësishme të ndihmohen të tjerët dhe çfarë përfitimesh kanë ata që ndihmojnë dhe ata që u ofrohet ndihmë.

Merr qëndrim kritik, mund të pajtohesh ose të mohosh titullin e dhënë, dhe përdor mendime të qarta dhe të qëndrueshme për të shprehur qëndrimin tënd në temën e dhënë.

Jep të paktën dy argumente të mbështetura nga fakte dhe shembuj konkretë për qëndrimin tënd mbi temën, duke shpjeguar pse është e rëndësishme të ndihmohen njerëzit e tjerë në jetë.

Shprehe mendimin tënd se si ndihet një i ri kur ndihmon dikë (duke krijuar një atmosferë mirëbesimi dhe vlerash etike - empati dhe dhembshuri, duke luftuar pabarazinë, ndjenjën e përmbushjes personale dhe lumturisë) dhe jep shembuj të përshtatshëm me të cilët do të mbështesësh mendimin tënd.

Përfundo duke sublimuar qëndrimin tënd lidhur me këtë temë dhe duke përmbledhur pse është e rëndësishme të ndihmohen të tjerët në jetën e përditshme nga aspekti social, etik dhe psikologjik.

Përdore gjuhën standarde shqipe dhe shkronjat e dorës dhe kushtoji vëmendje drejtshkrimit, fjalorit, sintaksës dhe rregullave të pikësimit.

Fjalë: 0 · Nevojiten: 260–460 fjalë