Politika e cookies · Vendimin mund ta ndryshoni në çdo kohë në faqen „Cookies“.

Qasshmëria

Madhësia e tekstit
Lexim me zë

Shfletuesi e lexon tekstin me zërin që ka për këtë gjuhë.

Deklarata e qasshmërisë

Përmbledhje detyrash › Gjeometria analitike

Gjeometria analitike

12 detyra për ushtrim për maturën shtetërore në matematikë, me zgjidhje.

Së pari zgjidheni detyrën në fletore, pastaj hapni zgjidhjen. Te detyrat me procedurë shënohet edhe sa pikë sjell çdo hap.

Kjo temë nuk është fushë e veçantë në programin aktual të provimit për maturën shtetërore, por detyrat janë ushtrim i mirë (detyra të tilla kishte edhe në testet e vitit 2022).

Çfarë duhet të dini

  • Sistemi koordinativ kënddrejtë në rrafsh: largësia ndërmjet dy pikave, ndarja e segmentit në raport të dhënë, syprina e trekëndëshit të dhënë me tri pika
  • Ekuacionet e drejtëzës: forma e përgjithshme, eksplicite dhe segmentore; drejtëza nëpër dy pika; drejtëza nëpër një pikë me koeficient të dhënë të drejtimit; largësia e pikës nga drejtëza
  • Pozita e ndërsjellë e dy drejtëzave: pika e prerjes, këndi ndërmjet dy drejtëzave, kushti i paralelizmit dhe i pingulësisë

Detyra 1 Zgjedhje e shumëfishtë

Nëse largësia ndërmjet pikave \((3,y)\) dhe \((8,7)\) është 13, atëherë \(y\) është e barabartë me

A. 5 ose -5

B. 5 ose 19

C. 19

Ç. -5 ose 19

Shfaq zgjidhjen

Ç. -5 ose 19

Detyra 2 Zgjedhje e shumëfishtë

Nëse \(( - 2, - 4)\) është mesi i \((6, - 7)\) dhe \((x,y)\) , atëherë vlerat e \(x\) dhe \(y\) janë:

A. \(x = 2\ ,\ y = 1\)

B. \(x = - 10\ ,\ y = - 1\)

C. \(x = - 10,\ y = 1\)

Ç. \(x = - 8\ ,\ y = - 1\)

Shfaq zgjidhjen

B. \(x = - 10\ ,\ y = - 1\)

Detyra 3 Zgjedhje e shumëfishtë

Jepen kulmet e trekëndëshit \(A(1,1),\ B(3, - 3)\) dhe \(C(5, - 3)\). Njehso syprinën e trekëndëshit.

A. 3

B. 4

C. 5

Ç. 6

Shfaq zgjidhjen

B. 4
\(P=\frac12\cdot\overline{BC}\cdot h=\frac12\cdot2\cdot4=4\)

Detyra 4 Përgjigje e shkurtër

Largësia e pikës \((3,2)\) nga drejtëza \(y = 4x + 2\ \)është ______

Shfaq zgjidhjen

\[\frac{12}{\sqrt{17}}\]

Detyra 5 Detyrë me procedurë

Të gjendet ekuacioni i drejtëzës në largësi 2 nga fillimi i koordinatave dhe me koeficient \(- 2\).

Shfaq zgjidhjen

Shkruan ekuacionin e drejtëzës në formën \(y = kx + n\) d.m.th. \(y = -2x + n\) (1 pikë)

Nga ekuacioni për largësinë e pikës nga drejtëza gjen \(\left| \frac{n}{\sqrt{5}} \right| = 2\) (1 pikë)

Gjen ekuacionet \(y = -2x - 2\sqrt{5}\) dhe \(y = -2x + 2\sqrt{5}\) (1 pikë)

Detyra 6 Detyrë me procedurë

Të gjendet ekuacioni i bashkësisë së pikave njëlloj të larguara nga pikat (0,3) dhe (6,0).

Shfaq zgjidhjen

Gjen pikën e mesit \((3,\frac{3}{2})\) (1 pikë)

Gjen koeficientin e drejtimit të drejtëzës pingule me drejtëzën

që kalon nëpër (0,3) dhe (6,0).

\(k = 2\). (1 pikë)

Shkruan ekuacionin e drejtëzës

\[4x - 2y - 9 = 0\] (1 pikë)

Detyra 7 Zgjedhje e shumëfishtë

Koeficienti i drejtimit të drejtëzës \(4x - y + 8 = 0\) është:

A. 2

B. 4

C. 6

Ç. 8

Shfaq zgjidhjen

B. 4

Detyra 8 Zgjedhje e shumëfishtë

Cilat nga çiftet e ekuacioneve paraqesin drejtëza paralele?

A. \(x - y + 2 = 0\) dhe \(2x - y + 2 = 0\)

B. \(\ x - y + 1 = 0\) dhe \(x + y = 0\)

C. \(2x - y + 3 = 0\) dhe \(2x + y + 3 = 0\)

Ç. \(2x - y - 1 = 0\) dhe \(2x - y - 3 = 0\)

Shfaq zgjidhjen

Ç. \(2x - y - 1 = 0\) dhe \(2x - y - 3 = 0\)

Detyra 9 Zgjedhje e shumëfishtë

Pika \(A(x, - 3)\) i takon drejtëzës \(2x - 3y + 1 = 0\). Vlera e \(x\) është:

A. -5

B. -3

C. -2

Ç. -1

Shfaq zgjidhjen

A. -5

Detyra 10 Zgjedhje e shumëfishtë

Nëse \(\frac{x}{3} + \frac{y}{- 2} = 1\), atëherë \(y\) është e barabartë me:

A. \(y = - \frac{2}{3}x + 2\)

B. \(y = \frac{2}{3}x - 2\)

C. \(\ y = - \frac{3}{2}x + 2\)

Ç. \(y = \frac{3}{2}x - 2\)

Shfaq zgjidhjen

B. \(y = \frac{2}{3}x - 2\)

Detyra 11 Zgjedhje e shumëfishtë

Në figurë është dhënë drejtëza \(4x + 3y = 24\). Gjatësia e segmentit \(\overline{OC}\) është:

Скица кон задачата

A. 4,8

B. 6,4

C. 8

Ç. 10

Shfaq zgjidhjen

A. 4,8
\(A(0,8),\ B(6,0),\ \overline{AB}=10\); \(\overline{OC}=\frac{\overline{OA}\cdot\overline{OB}}{\overline{AB}}=\frac{48}{10}=4{,}8\)

Detyra 12 Zgjedhje e shumëfishtë

Drejtëzat e dhëna me ekuacionet \(x + y + 5 = 0\) dhe \(2x + 3y + 10 = 0\) priten në pikën me koordinata:

A. \((5,0)\)

B. \((0,5)\)

C. \(( - 5,0)\)

Ç. \((0, - 5)\)

Shfaq zgjidhjen

C. \(( - 5,0)\)